Zëvendësimi i Palmerit i qëlluar, përfaqësuesi i ri do të ketë ndikim në marrëdhëniet me ShBA-në

Zëvendësimi i Palmerit i qëlluar, përfaqësuesi i ri do të ketë ndikim në marrëdhëniet me ShBA-në

Zëvendësuesi i Matthew Palmer me Gabriel Escobar si përfaqësues special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor po konsiderohet hap i qëlluar.

Njohësi i politikave të jashtme, Arbnor Sadiku ka thënë se roli i Palmer sidomos në vitin e fundit në mbështetjen e bisedimeve Kosovë-Serbi ishte zbehur.

Sadiku ka vlerësuar se Esocbar ka një përvojë të atillë që e njeh mirë Ballkanin Perendimor, në veçanti konfliktin Kosovë-Serbi, gjë kjo që sipas tij, do të ndikojë në nxitjen e një zgjidhje përfundimtare ndërmjet të dy vendeve.

“Palmer ka qenë përfaqësues i departamentit të shetit apo sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si përfaqësues  për Ballkanin dhe zëvendëssekretar shteti. Ai e ka dhënë një kontribut nga vitet e 90-ta si një përfaqësues në ambasadën amerikane në Beograd dhe vendet e rajonit megjithatë ai është munduar që të përkrahë dhe negocioj bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë deri në fazën sa është emëruar si emisar special Grenell dhe përfaqësues direkt i presidentit të ShBA-ve Donald Trump dhe këtu mendoj që roli i Palmer ka përfunduar dhe kemi pasur një rol më të theksuar të Grenell për çka mund të themi se ai sidomos periudhën e fundit, ka pasur një rol më të dobët në mbështetjen e bisedimeve mes Kosovë edhe Serbisë”.

Poashtu Sadiku ka thënë se veç dialogut Escobar mund të luaj rol të madh në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve bilateale Kosovë-ShBA.

“Roli i tij kryesor do të jetë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, në përkrahjen e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në nxitjen  e rimit të dialogur dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira bilaterale mes Kosovës dhe ShBA së dhe avancimin e tyre në një stad më të lartë se në kohën e presidentit Trump”, ka përfunduar ai.

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar javën e ardhshme pritet të marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ky lajm është konfirmuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASh-it për Ballkanin Perëndimor.

Related Articles