Zëvendëskryeministri Bislimi raporton në Komision, numëron sfidat e dështimet e paraardhësve

Zëvendëskryeministri Bislimi raporton në Komision, numëron sfidat e dështimet e paraardhësve

Në Komisioni për Integrime Evropiane ka raportuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, raporton Gazeta Enigma.

Ai fillimisht ka prezantuar punë që kanë bërë që nga marrja e mandatit, duke numëruar një varg sfidash.

Madje ai tha se shumë punë e prioritete të institucioneve nuk janë realizuar, duke sqaruar se nga 22 prioritetet të ERA 1 janë realizuar vetëm 10 prej tyre.

“Fushat që i mbulojë unë përveç integrimeve kanë brenda edhe zhvillimin ekonomik dhe dialogun. Ne mbikëqyrmi nëse programi ekonomik i ministrive përmbushet. Fusha e integrimeve evropiane kërkon bashkëpunim të ngushtë me të gjitha linjat përfshirë Kuvendin, agjencitë e pavarura”.

“Në fillim ne kemi shikuar këshillin ndërministror, këshillin punues dhe grupet punuese sektoriale që janë 6 sosh. Këto këshille janë mbushur me persona. Kemi angazhuar punimet e 9 komiteteteve”.

“Gjatë draftimit prioriteteve kemi pasë 22 prioritete në përfshira në ERA 1 të ndara në 3 shtylla. Prej tyre janë detajuar në 123 veprime që është dashur të merren, 22 prioritete janë realizuar më pak se 50 për qind pra 10 nga 22”./Gazeta Enigma/

Related Articles