Me fillim të raportimit për integrimin evropian të Kosovës u kritikua ekzekutivi për vonesa në përmbushjen e agjendave drejt Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, vetë i katërti, shkoi të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pasdite, në Kuvend.
Për kritikat e opozitës, numri dy i qeverisë tha se faj ka edhe parlamenti që nuk po i miraton projektligjet.
Edhe për liberalizimin e vizave ai u pyet si kryenegociator i Kosovës, për çka tha se po punojnë me presidencën çeke.
E AAK-ja pati pyetje për bisedimet mes Prishtinës e Beogradit. Ato që kërkoi Kadriaj, sipas të dytit të qeverisë, nuk bënë të jenë publike.
Në komision u diskutua edhe marrëveshja kornizë për fondet IPA 3, të cilat në fund u miratuan me votë unanime.