Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend, duke iu referuar mosvendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Olha Stefanishyna u shpreh se “është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”, raporton BBC.
Ajo shtoi se “Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një sulm nuk është vetëm në duart ruse”.
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës.
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar ta krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do ta përshkallëzonte luftën duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse. / Gazeta Enigma.