Zgjedhjet e 12 tetorit, sot KQZ shpall rezultatet

Zgjedhjet e 12 tetorit, sot KQZ shpall rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me fillim nga ora 18:00 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave

Derisa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikoi edhe Listën Votuese për balotazhin e 9 nëntorit.

Ky vendim erdhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku u theksua se bazuar në rezultatet preliminare votimi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet në 18 komuna.

Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh.

Related Articles