Kryeparlamentari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka shpallur datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Xhaferi caktoi 17 tetorin si ditën e zgjedhjeve lokale teksa u uroi sukses të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, njofton Klankosova.tv.
“Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021. Apeloj te qytetarët që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur ti ndajnë pritjet e veta me kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë, të bëhen faktorë aktivë në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe të japin votën e vet për ato që e kanë merituar këtë. Ju uroj sukses të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Le të jenë zgjedhje fer dhe dinjitoze!” është shprehur Xhaferi.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale më 17 tetor do të mbahen edhe në Kosovë.