Zgjedhjet në veri: KQZ-ja tregon përqindjen e qytetarëve që votuan deri në ora 11:00

Zgjedhjet në veri: KQZ-ja tregon përqindjen e qytetarëve që votuan deri në ora 11:00

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, ku janë planifikuar të hapen 19 qendra të votimit, prej të cilave 13 do të jenë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”.

Në zgjedhjet e 23 prillit, në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantiq, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, kanë të drejtë vote gjithsej 45 mijë e 95 qytetarë.

Për këtë, KQZ-ja ka mbajtur konferencën e dytë për media gjatë ditës së sotme.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani.

“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00 është si në vijim:

Leposaviq: 28 votues, 0.21 %

Zubin Potok: 65 votues, 1%

Zveçan: 29 votues, 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues, 1.05 %”, njoftoi Elezi, teksa u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Related Articles