Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përzgjedhur kompaninë BM Group SH.P.K. nga Prishtina si fituese të tenderit për renovimin e Stadiumit të Gjilanit
Kjo kompani ofroi ofertën më të ulët nga dhjetë operatorët ekonomikë që morën pjesë në garë, me një vlerë prej 12,783,110.01 euro.
Procesi i prokurimit ka eliminuar nëntë kompani të tjera, përfshirë disa me oferta më të larta. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të pasohet me ankesa nga operatorët e tjerë dhe nëse projekti do të nisë pa vonesa.
Radio Star ka siguruar dokumentet zyrtare të ofertuesve dhe kompanisë fituese për renovimin e Stadiumit të Gjilanit.
Procesi i prokurimit tashmë ka përfunduar, duke shpallur fituesin e kontratës për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
Tashmë pritet që renovimi i stadiumit të fillojë, duke i hapur rrugë një infrastrukture më moderne për sportin gjilanas