FOTO/ Zhduket 15 vjeçari nga Fushë Kosova, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Sipas familjarëve, Ali Shakolli doli nga shtëpia për të mbledhur kanaçe, dhe që atëherë nuk është parë më.

Familjarët nuk kanë dijeni nëse djali i tyre mund të ketë pasur ndonjë problem që ka çuar në zhdukjen e tij.

Babai i të zhdukurit e lajmëroi rastin në polici.

“Me datë 27.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalur nga shtëpia me datë 26.11.2021 në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Të gjithë ata që kanë informata që çojnë në vend-ndodhjen e tij apo e dinë vend-ndodhjen e tij, luten të kontaktojnë në numrin 049-604-049./Gazeta Enigma/

Related Articles