Ramë Demiri, 35 vjeçar nga Gjilani është zhdukur që nga dita e djeshme.
Familja e tij ka kërkuar ndihmën e kujtdo që ka informacione për gjetjen e tij.
Sipas familjarëve ai dje më ora 10:00 ka dalë nga shtëpia për të shkuar në vizitë në Prishtinë tek daja i tij dhe që nga ajo kohë nuk dihet gjë për të.
Bëhet e ditur se 35 vjeçari është person më aftësi të kufizuara.
Ata lidhur me rastin e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.