Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Samir Puza.
Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të.
“Maka” është i njohur për qytetin e Pejës si i urtë dhe punëtor.
“ Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.