Një person i gjinisë mashkullore është raportuar i zhdukur në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastin e ka raportuar të martën kushëriri i tij.
“Gjilan 15.02.2022 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia kushëriri i tij kosovar, dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti sipas Policisë është në hetime. / Gazeta Enigma.