Zhduket një e mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për4 zhdukjen e një të miture në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Rastin në polici e ka lajmëruar vëllai i saj.

Ai njoftoi se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 01.11.2021 – 23:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles