Një femër është zhdukur në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se ankuesja femër ka raportuar se dihet për vendndodhjen e vajzës së saj prej momentit që ishte nisur për në shkollë.
“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/