Tri raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Polici, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, arrestohet një person.

Prishtinë / 13.03.2024 – 00:30. Viktima femër/k, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull/k është duke i shkaktuar dhunë psikike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Prishtinë / 13.03.2024 – 17:40. Është arrestuar i dyshuari /k për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i tretë është raportuar në Vushtrri, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 viktima feme/k, ka raportuar se si pasojë e xhelozisë, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles