Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjilan.
Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se për rastin në Polici ka njoftuar babai i saj, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Me 12.01.2022 një femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Enigma/.