Policia e Kosovës, ka njoftuar se të premten rreth orës 20:32, një person ka raportuar se i është zhdukur gruaja e dajës së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin me kërkesë të bashkëshortit të viktimës pasi që i njëjti gjendet jashtë vendit.
“Rr. Adem Jashari, Pejë, 18.08.2023-20:32. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare –bashkëshortja e dajës së tij nuk gjendet në shtëpi dhe e njëjta nuk i është lajmëruar në telefon. Dëshmitari e ka raportuar rasti me kërkesën e bashkëshortes së viktimës pasi që i njëjti gjendet në botën e jashtme. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.