Zhduket një grua në Pejë, policia njoftohet për rastin pas katër ditësh

Zhduket një grua në Pejë, policia njoftohet për rastin pas katër ditësh

Nga shtëpia kishte dalë me datë 1 qershor.

E nga ajo ditë më nuk është kthyer e as parë ndokund, andaj një grua në Pejë është raportuar se është zhdukur.

Sipas organeve të rendit, policia për këtë rast është njoftuar katër ditë më vonë.

“Me 04.06.2024  një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare nga data e lartëcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.” – njofton Policia. /Gazeta Enigma

Related Articles