Një profesor nga Prizreni është raportuar si i zhdukur.
Bëhet fjalë për Gani Rudaj, i cili ka shkëputur kontaktet me familjen e tij që nga 27 gushti 2024.
Për herë të fundit, profesori Rudaj është parë në QKUK në Prishtinë.
Rasti është raportuar në polici.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës. /Gazeta Enigma