Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur nga Vitia, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se motra e saj e ka raportuar rastin në Polici, derisa viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.