Zhduket një vajzë në Prizren, ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.

Rasti është raportuar të hënën, derisa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 23.10.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma/.

Related Articles