Një nënë e ka raportuar në polici si të zhdukur vajzën e saj.
Sipas saj, vajza ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike.
Ajo ka deklaruar se nga data 19 maj nuk di asgjë për vendodhjen e saj.
“Ankuesja femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.