Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për shkak të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.
Të pëzulluarit, sipas kësaj ministrie janë Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste,
Tutje, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se ky vendim do të hyjë në fuqi që nga sot, përcjell Klankosova.tv.
“Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore. Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022”, thuhet në njoftimin e MD-së.