Pas një lëndim të pësuar në dhjetor të vitit të kaluar, yllit kosovar Edon Zhegrovë iu pamundësua paraqitja në fushën e blertë fillimin e vitit 2025.
Siç duket rikthimi i tij në fushë do të shtyhet edhe për disa javë.
Kjo pasi presidenti i Lille, Olivier Letang, gjatë një prononcimi të shkurtër për mediumin francez Laveixdunord.fr, ka konfirmuar se Zhegrova nuk do të jetë në gjendje të luajë për të paktën edhe gjashtë javë, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, Zhegrova ka pësuar një lëndim në pjesën e poshtme të barkut dhe i duhet kohë për t’u rikuperuar.
Ky lajm është padyshim një goditje e rëndë për Lille të cilët do të vuajnë mungesën e tyre edhe më tutje si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në kampionat. /Gazeta Enigma