Sulmuesi i krahut të djathtë i kombëtares së Kosovës, njëherazi edhe i ekipit francez Lille, Edon Zhegrova, ka ndërruar menaxherin.
Nga sot, Zhegrova do të jetë nën menaxhim të Hasan Çentikayas, nga agjencia HCM.
Agjencioni në fjalë ka nën menagjim lojtarë si Frenkie de jong, Denis Zakaria, Viktor Gyokeres, Hugo Larsson, e kështu më radhë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano.
“Talenti i Lille, Edon Zhegrova ka ndryshuar agjent dhe i bashkohet Hasan Çetinkaya/HCM. Anësori ka 11 gola dhe 9 asistime këtë sezon në Ligue1 me paraqitje të rëndësishme, një për t’u parë këtë verë. Zhegrova tashmë ka nënshkruar me agjentin e madh, gjithçka ka përfunduar” ka shkruar Romano.
🔴🇽🇰 Lille talent Edon Zhegrova has changed agent and joins Hasan Çetinkaya/HCM.
The winger has 11 goals and 9 assists this season in Ligue1 with important performances, one to watch this summer.
Zhegrova has already signed with the big agent, it’s all completed. pic.twitter.com/BFkicOLzcq— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 18, 2024