Zhegrova në top 5-shën e dribluesve më të mirë në Evropë

Zhegrova në top 5-shën e dribluesve më të mirë në Evropë

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po përjeton një ndër sezonet më të mira në karrierën e tij.

Sulmuesi i Lille ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar po aq, në 28 ndeshje të luajtura për skuadrën franceze, shkruan Gazeta Enigma.

Në një statistikë të publikuar për top 5 ligat më të mëdha evropiane, Zhegrova është renditur si dribluesi i 4-të më i mirë, me 102 driblime të suksesshme.

Ylli kosovar është në garë me lojtarët si Sane, Doku, e Musiala, për t’u bërë dribluesi më i suksesshëm në top 5 ligat evropiane.

Related Articles