Në Komunën e Podujevës po vazhdon të jetë garë shumë e ngushtë mes kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqit dhe atij të LDK’së, Ekrem Hysenit.
Pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Bulliqi ka 44.51 përqind të votave, derisa Hyseni 44.22 përqind. Saktësisht, ata kanë dallim për 45 vota.
Pas tyre renditen Floretë Zejnullahu me 6.26 përqind, Besnik Tahiri me 3.80 përqind, Gazmend Islami me 0.68 përqind dhe Xhemajl Hasani me 0.55 përqind.
21:00 – Ndryshon sërish rezultati në Podujevë
Në Podujevë ka ndryshur sërish renditja e kandiatëtëve. Pas numërimit të mbi 20 mijë votave, atje po prin kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.
Sipas KQZ’së, Bulliqi ka 44.5 përqind, Ekrem Hyseni 43.6 përqind, Floretë Zejnullahu 6.85 përqind, Besnik Tahiri 3.82 përqind, Gazmend Islami 0.6 përqind dhe Xhemajl Hasani 0.58 përqind.
20: 32- Ndryshon rezultati në Podujevë në favor të LDK’së
Në Podujevë ka ndryshuar rezultati kur janë numëruar mbi tetë mijë vota. Aktualisht po prin kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni.
Sipas KQZ’së, Ekrem Hyseni ka 44.19 përqind, Shpejtim Bulliqi 43.7 përqind, Floretë Zejnullahu 8 përqind, Besnik Tahiri 2.95, Gazmend Islami 0.69 përqind dhe Xhemajl Hasani 0.43 përqind.
20:18 – Rezultati i KQZ’së për Podujevë, kandidati që po prin me vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave në Podujevë dhe publikimin e rezultateve.
Deri tash atje janë numëruar rreth 5 mijë vota.
Bazuar te ky numërim, prin Shpejtim Bulliqi i VV’së me 46.13 përqind, Ekrem Hyseni ka 42.79 përqind, Floretë Zejnullahu 7.34, Besnik Tahiri 2.30, Gazmend Islami 1.00 dhe Xhemajl Hasani 0.45 përqind.
19:35 – Rezultati në Podujevë sipas tri Exit Poll-eve
Për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, deri tash janë publikuar tri Exit Poll’e. Sipas Exit Pollit të UBO Consulting dhe Klan Kosovës, Podujeva do të shkojë në Balotazh, derisa ai i Baton Haxhiut e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes.
Exit Poll-i i UBO Consulting: Shpejtim Bulliqi 46.1 përqind, Ekrem Hyseni 40.4 përqind, Floretë Zejnullahu 7.3 përqind, Besnik Tahiri 4.8 përqind, Xhemajl Hasani 0.8 përqind dhe Gazmend Islami 0.7 përqind.
Exit Poll-i i Klan Kosovës: Shpejtim Bulliqi i VV-së 47%, Ekrem Hyseni 37%, Fillorete Zejnullahi 6.9%, Besnik Tahiri 6.1%..
Exit Poll’i i Baton Haxhiut: Shpejtim Bulliqi 52.5 %, Ekrem Hyseni 29.8%, Floretë Zejnullahu 11.5 %, Besnik Tahiri 5.1%.
19:32 – Bulliqi: Informatat nga terreni thonë se në çdo vendvotim në Podujevë dalim fitues
Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas rezultateve të Exit Poll-eve. Ai ka thënë se informatat nga terreni thonë se në çdo vendbanim del fitues.
“Presim fitore sepse kemi punuar për të. Informatat e para që vinë nga terreni thonë se në cdo vendbanim jemi fitues”, ka thënë Bulliqi.
“Nga dy Exit Polle të ndryshme ka rezultate të ndryshme. Në njërën thuhet se kemi balotazh, në tjetrën jo”.
“Jam i bindur që fitorja nuk do të mungojë”.
“E kemi pritur një rezultat të tillë, kemi punuar për të”.
19:18 – Exit Poll’i i UBO’së: Podujeva shkon në balotazh
Sipas sondazhit të UBO Consulting të prezantuar në Dukagjin, Podujeva shkon në balotazh, raporton Express.
Kandidati i VV’së, Shpejtim Bulliqi thuhet se ka marrë 46.1 përqind të votave, derisa ai i LDK’së, Ekrem Hyseni 40.4 përqind ka marrë përqind të votave.
Floretë Zejnullahu ka marrë 7.3 përqind, Besnik Tahiri 4.8 përqind, Xhemaj Hasani 0.8 përqind dhe Gazmend Islami 0.7 përqind.