Zinedine Zidane është pajtuar të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.
Mediat franceze kanë raportuar të premten se Zidane ka udhëtuar drejt Katarit për të mbyllur marrëveshjen me kampionin francez.
Zidane do të jetë në krye të klubit nga edicioni i ardhshëm, pasi parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara nga parisienët.
49-vjeçari është i papunë qëkur dha dorëheqjen nga Real Madridi në vitin 2021.
Zidane fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve dhe një titull në La Liga në periudhën e tij të parë si trajner prej vitit 2016 dhe 2018.