Një person ka mbetur i lënduar ndërsa 20 vetura janë përfshirë nga zjarri në një objekt biznesi në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor derisa policia po e heton rastin.
“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti, njofton Gazeta Enigma.