Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një zjarri që ka rënë në ambientet e magazinave në zonën e Fllakës, në Durrës.
Viktima, një shtetas rreth 25-vjeç nga Bangladeshi, dyshohet se ka vdekur nga asfiksia, pas zjarrit që dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi në ambientin ku gatuhej për punonjësit.
Një tjetër shtetas, siç shkruan Tch, rreth 30 vjeç nga Kenia, është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
