Zjarret në Ferizaj, policia apelon për kujdes

Zjarret në Ferizaj, policia apelon për kujdes

Policia e Ferizajt, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, janë raportuar disa incidente zjarresh në Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime dhe Hanin e Elezit, por aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive.

Ata apelojnë tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme.

Ndër të tjerash, policia thekson se do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që shkakton zjarrvënie, qoftë me qëllim ose nga neglizhenca, dhe ata do të përballen me ndjekje penale.

Qytetarët janë inkurajuar të njoftojnë policinë për çdo rast të dyshimtë duke përdorur aplikacionin “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar stacionin më të afërt. /Gazeta Enigma

Related Articles