Zjarri në Gjilan, policia jep detaje

Zjarri në Gjilan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka ndarë më shumë detaje rreth zjarrit në një depo të një kompanie private në Gjilan.

Sipas raportit policor, flakët janë zgjeruar edhe në dy lokale tjera.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin.

Siç njofton policia, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime. /Gazeta Enigma

Related Articles