Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth shkaqeve që e kanë shkaktuar zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.