Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka reaguar pas zjarrit të madh që është krijuar në Tetovë, ku edhe është raportuar se do të ketë rrezik edhe për objektet tjera përreth.
Kasami ka kërkuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre, pas ndotjes së ajrit që u shkaktua nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në hyrje të qytetit.
“Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit”.
“Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj”, shkruan Kasami.
LEXO EDHE: Zjarr i madh në Tetovë, rrezikohen edhe objektet rreth Monopolit
Ndryshe, ende nuk ka informacione në lidhje me shkaktarët e zjarrit dhe nuk është raportuar për të lënduar dhe viktima.