Zjarri te ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë, Policia jep detaje

Zjarri te ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë, Policia jep detaje

Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri, sot në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles