Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se sa i përket furnizimit me energji elektrike nuk duhet të shqetësohemi.
Sipas tyre pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, madje hapësirë për shqetësim sipas tyre nuk ka as për rritjen e tarifave.
“Kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë. Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së. /Gazeta Enigma