ZRRE-ja propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike

ZRRE-ja propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Zyra Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që të rekomandojë shtrenjtimin e tarifave për energji elektrike.

Kjo vjen pasi ZRrE-ja, ka pranuar kërkesa nga KEDS dhe KESCO për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Paparaci mëson se vendimi tashmë është marrë në mbledhjen e mbajtur të bordit të ZRrE-së, dhe pritet vetëm publikimi i tij.

Ky shtrenjtim ishte paralajmëruar nga kryetari i bordit, Ymer Fejzullallu, gjatë raportimit në kuvend duke thënë se nuk përjashtohet si mundësi.

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt të vitit të kaluar faturat e reja me rritje.

Në Kosovë, asokohe ishte protestuar kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Partitë opozitare po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë qenë kundër.

Related Articles