ZRrE nuk e përjashton mundësinë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

ZRrE nuk e përjashton mundësinë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

Tarifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit.

Pas takimit që grupi parlamentar i AAK-së, pati të martën me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, u tha se aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo kurdo që ka rritje të importit të energjisë elektrike, kostot duhet të reflektohen.

Një gjë e tillë u kundërshtua nga partia e Ramush Haradinajt, teksa theksuan nevojën e përgatitjeve institucionale për të përballuar krizën energjetike.

Kryesuesi bordit të ZRrE-së, Ymer Zejnullahu, tha se aktualisht nuk janë plotësuar kriteret për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, por nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen.

Related Articles