Zvicër, masat e reja do të shpallen para Krishtlindjeve

Zvicër, masat e reja do të shpallen para Krishtlindjeve

Këshilli Federal po zhvillon të marten një mbledhje “krize” për të diskutuar nëse do të zbatohen masa më të rrepta për COVID-in mes përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rrezikut të ri që vjen nga varianti Omikron.

Pritej gjerësisht që Këshilli Federal, i cili javën e kaluar hoqi dorë nga vendosja e kufizimeve të reja kombëtare, do të priste deri pas referendumit të ligjit për COVID të 28 nëntorit, për të shpallur rregulla më të ashpra.

Sipas raporteve të mediave, masat e reja mund të përfshijnë kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në ngjarje private nga 30 në 10, një periudhë më të shkurtër vlefshmërie për testet e koronavirusit ose zgjerimin e kërkesës për maska, transmeton albinfo.ch, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Related Articles