Zvicra do të jetë pjesë grupit G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Takimi Zvicër – Serbi i kthen në kohë të gjithë futbolldashësitë, kur më 22 qershor të vitit 2018 helvetikët i kishin mposhtur serbët me rezultat 2-1 me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Xhaka dhe Shaqiri kishin festuar me simbolin e shqiponjës që paraqet flamurin kombëtar kuq e zi me shiponjën dy krenare.
Për shkak të kësaj ngjarje, kjo ndeshje ka zgjuar shumë interesim te futbolldashësit.
Zvicër – Serbi do të zhvillohet më 2 dhjetor dhe do të ketë vëmendje të madhe për shkak të paraqitjeve të futbollistëve shqiptar te Zvicra./GAZETA ENIGMA/