Ndeshje tejet interesante e të papritura me rezultate janë zhvilluar në kuadër të grupit C. Irlanda e Veriut dhe Italia kanë barazuar me rezultat 0:0, duke i mundësuar Zvicrës nga po ky grup një biletë për Kupën e Botës 2022, pasi kjo e fundit ka shënuar fitore bindëse kundër Bullgarisë, shkruan Gazeta Enigma.
Shaqiri me bashkëlojtarë kanë shënuar fitore bindëse kundër Bullgarisë ( 4 – 0), për të rrëmbyer pozitën e parë në grup në fund të kualifikimeve, pikërisht në terrenin e saj të zjarrtë në Luzern.
Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë pasi pjesa e parë është mbyllur pa gola./Gazeta Enigma/