FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë 

FFK do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë 

Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.

FFK konsideron se propagandimi i një kënge nacionaliste nga futbollistët e Kombëtares së Serbisë, në tekstin e të cilës përmenden dy qytete të vendeve fqinje të saj, Prizreni i Republikës së Kosovës dhe Rumja i Malit të Zi është i papranueshëm.

Ky gjest nxitës dhe nacionalist nuk përkon me vlerat evropiane, por thjesht është pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoveniste dhe iderrentiste serbe. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar.

Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on E hënë, 15 nëntor 2021

FFK në vazhdimësi është kujdesur për propogandim të vlerave sportive dhe miqësore, prandaj do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprimet e tilla, që vijnë nga një ekip kombëtar, i cili futbollin e shfrytëzon për propagandë të mendimeve të prapambetura, thuhet në njoftimin e FFK-së në faqen zyratre. /Gazeta Enigma/

Related Articles