Zvicra shkurton listën për Kampionatin Evropian, dy shqiptarë nuk do udhëtojnë drejt Gjermanisë për Euro 2024

Zvicra shkurton listën për Kampionatin Evropian, dy shqiptarë nuk do udhëtojnë drejt Gjermanisë për Euro 2024

Kombëtarja Zvicerane ka shkurtuar listën për Kampionatin Evropian.

Nga këto shkurtime të Helvetikëve, janë larguar katër lojtar, dy prej të cilëve shqiptarë.

Albian Hajdari, Uran Bislimi janë lojtarët shqiptarë që janë larguar nga kampi ku po përgatitet Zvicra. Ndërsa janë larguar edhe Filip Ugrinic, Kevin Mbabu.

Megjithatë, trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin i ka paralajmëruar që ta mbajnë veten në formë, pasi mund të thirren në rast se i duhen gjatë kampionatit. /Gazeta Enigma

Related Articles