Federata Zvicerane ka konfirmuar se edhe mesfushori Vincent Sierro ka pësuar lëndim, prandaj do të mungojë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës.
“Helvetikët” i presin dy sfida të rëndësishme në nëntor, ku me një fitore e sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Megjithatë, Zvicra ka konfirmuar se Sierro është larguar nga grumbullimi shkaku i lëndimit.
“Mesfushori Vincent Sierro do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës. Lëndimi në këmbë është diagnostikuar nga stafi mjekësor të hënën në mesditë. Sierro është larguar nga kombëtarja për të marrë trajtim te klubi”.
Në vendin e tij, Becir Omeragic i Montpellier është ftuar nga Murat Yakin, kurse të vetëm kanë stërvitur edhe Ricardo Rodriguez dhe Luca Jaquez.
“Mbrojtësit Ricardo Rodriguez dhe Luca Jaquez kanë kompletuar stërvitje individuale të hënën dhe do t’i bashkohen skuadrës gjatë javës”.
“Becir Omeragic nga Montepllier është ftuar si lojtar shtesë. Ai do t’i bashkohet skuadrës të hënën mbrëma”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kujtojmë, në rast që Zvicra s’mund ta mposhtë Suedinë në shtëpi dhe njëkohësisht Kosova triumfon në Slloveni, atëherë në “Fadil Vokrri” do të zhvillohet finalja se cila kombëtare shkon në Kupën e Botës 2026.
