Zymberi: Agim Ademi e ka bërë federatën si Kore të Veriut

Zymberi: Agim Ademi e ka bërë federatën si Kore të Veriut

Drejtori sportive i Dritës, Valon Zymberi të enjten më 28 prill ishte dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pasi kishte shkelur kodin e mirësjelljes Sportive dhe Rregulloren Disiplinore.

Zymberi është dënuar me 200 euro, dhe me ndalimin e kryerjes së funksioneve si drejtor sportive te klubi futbollistik Drita.

Gazeta Enigma ka kontaktuar drejtorin e Dritës, Valon Zymberi i cili e ka quajtur skandal nga ana e FFK-së, vendimin e Komisionit Disiplinor.

“Unë mendoj që është një skandal i radhës, prej shumë skandaleve që vazhdimisht i ka bo federate dhe që është t’u i bo. Mendojnë që janë në Korenë e Veriut dhe mundohen me ta cenu të drejtën e fjalës”, ka deklaruar Valon Zymberi.

Zymberi thotë se FFK-ja e ka personale me të dhe klubin e Dritës.

“T’u i pa se çka kanë marrë për bazë që mu m’kanë denu dhe suspendu, domethënë komplet të gjithë ata delegatë dhe ato klube që kanë qenë kundër Ademit, të gjithë të njejten gjë e kanë thënë, po siç duket ai e ka personale me neve edhe i ka djeg fortë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deklarata të tilla kanë pasur edhe zyrtarët e klubeve të tjera, por është dënuar vetëm ai.

“Aton që e kom thënë që është kuvendi i parregullt që e kanë marrë për bazë e m’kanë denu, nuk e kam thënë veç unë, po e kanë thënë plot zyrtarët e Prishtinës të Trepçës ’89, kushdo që ka dalë në medium e ka thënë atë punë, domethënë kjo veç për mu ka vlejt jo edhe për tjerët”, thotë ai.

Sipas tij kur ka kuvende zgjedhore të tilla mospajtime ka në të gjitha vendet, por dënimet ndodhin vetëm në Kosovë nga FFK-ja.

“Unë kom thanë se është shumë i dyshimt nëse ka pasur korum, ata asnjëherë nuk na kanë dëshmu ose faktu nëse ka pasur korum. Në bazë të qetynve ata më kanë denu mu, domethanë asnjëherë nuk kanë qenë transparent me thënë nëse u kanë ose joo, ne këtë pjesë i kom dhanë këto deklarata edhe nuk kam pas personale asgjë me askënd. Në të gjithë botën kur ka zgjedhje të tilla ka njerëz të pakënaqur që janë  flasin dhe nuk denohen, ja që të na është fatekqësi kjo çka po ndodh”, thotë ai.

Ai thotë se nuk është befasu nga dënimi i Komisionit Disiplinor i FFK-së, pasi sipas tij mendimi ndryshe ndaj kryetarit Agim Ademi nuk lejohet.

“Nuk më ka befasu vendimi, sepse mënyrën qysh funksionon e kom prit një gjë të tillë, sepse në momentin kur fol kundër Agim Ademit dihet që pëson, sepse ai nuk e don mendimin kritik edhe nuk e don mendimin ndryshe”, thotë Zymberi për Gazetën Enigma.

Valon Zymberi thotë se do të ankohet për shqiptimin e gjobës dhe dënimin ndaj tij, por nuk ka shpresa se do t’i aprovohet kërkesa e tij./GAZETA ENIGMA/

Related Articles