Zyra Kombëtare e Auditimit kritikon ministrin Mehaj

Zyra Kombëtare e Auditimit kritikon ministrin Mehaj

Zyra Kombëtare e Auditimit, së fundmi ka publikuar raportin mbi të gjeturat në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2021, ku ka hasur disa pa rregullsi në klasifikimin jo-adekuat të shpenzimeve, nënvlerësim të pasurive jo-financiare, pranim të mallrave pa komision, vonesa në mbylljen e avanseve, vonesa në liferimin e mallit dhe gjetje të tjera, shkruan GazetaEnigma.

ZKA në Ministrinë e Mbrojtjes, ka gjetur se shpenzimet për furnizim me municion në vlerë 1,129,999€ ishin paguar nga kategora ekonomike e investimeve kapitale si rezultat i planifikimit jo të duhur të buxhetit edhe pse për nga natyra këto shpenzime i takojnë kategorisë mallra dhe shërbime (Pagesa ishte realizuar nga kodi ekonomik 36100 – pajisje ushtarake e që do të duhej të paguhej dhe regjistrohet nga kodi ekonomik 13670 – municion dhe armë zjarri).

Sipas ZKA-së, pagesat nga kategoritë jaadekuate mund të kenë refleksion edhe në nënvlerësimin apo mbivlerësimin e pasurive të Ministrisë.

Kjo kishte ndodhur si pasojë e ndarjes së buxhetit nga Kuvendi i Kosovës te investimet kapitale, pavarësisht kërkesës së MM-së që mjetet për furnizim me municion të buxhetohen në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

Lidhur me këtë çështje ZKA ka rekomanduar se ministri duhet të sigurojë rritjen e nivelit të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të kontratave publike, duke aplikuar penalet në rastet kur ka mospërmbushje të kontratave apo konfiskim të sigurisë së ekzekutimit. Po ashtu, duhet siguruar një kordinim më efektiv në mes akterëve rreth implementimit të kontratave.

Nënvlerësimi i pasurisë jo financiare.

ZKA ka identifikuar se pesë  projekte kapitale ishin regjistruar si pasuri kapitale në përdorim në SIMFK para pranimit teknik të projektit. Si rezultat i këtij gabimi teknik kishte filluar zhvlerësimi i pasurisë dhe deri te pranimi teknik i projekteve ato veq ishin zhvlerësuar për 35,386€.

Si pasojë pasuritë kapitale ishin të nënvlerësuara për këtë vlerë. Pranimi teknik i tri projekteve ishte në dhjetor kurse zhvlerësimi kishte filluar nga muaji mars, përkatësisht gusht i vitit 2021. Përderisa pranimi teknik për dy projekte tjera ishte në gusht/tetor kurse zhvlerësimi kishte filluar nga muaji mars i vitit 2021.

Kjo kishte ndodhur për shkak të gabimeve teknike gjatë vendosjes së datës në regjistrimin e pasurive në SIMFK dhe si pasojë e kësaj kishte filluar aplikimi i zhvlerësimit të pasurisë para pranimit teknik.

Vonesa në mbylljen të avanseve.

Rregullorja (QRK) nr. 23/2020 për Atashetë e Mbrojtjes në nenin 19 pikën 2 përcakton që Atashetë e Mbrojtjes në çdo fund muaj përgatisin raporte të veçanta financiare për shpenzimin e buxhetit dhe i dërgojnë në Departamentin e Financave në Ministrinë e Mbrojtjes.

ZKA ka evidentuar se i ishin shpalosur avanse të pa mbyllura për atashetë e mbrojtjes në vlerë prej 211,682€.

ZKA ka analizuar tri raste të avanseve të atasheve të mbrojtjes në vlerë prej 83,185€ dhe ka vërejtur që 48,305 euro ishin ende si avanse të hapura (nuk ishin mbyllur)përkundër që atashetë e kishin përfunduar misionin e tyre gjatë vitit 2021 (në korrik dhe tetor) dhe rrjedhimisht edhe aktivitetet dhe raportimet e tyre kishin përfunduar.

Sipas zyrtarit shpenzues kjo ka ndodhur për arsye të vonesave në raportim, volumit të madh të punës përfshirë mungesën e stafit si dhe gabimeve teknike (gabimet teknike me SËIFT kodin apo tjera).

ZKA ia ka rikujtuar ministrit në rekomandimin e saj se ai duhet të siguroj se janë ndërmarrë veprime konkrete që raportimi i shpenzimeve nga atashetë të jenë në kohën e duhur dhe që të gjitha avanset të mbyllen bazuar në shpenzimet e ndodhura duke i respektuar afatet sipas rregulloreve në fuqi. /GazetaEnigma

Related Articles