Emir Sahiti edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit.
Skuadra kroate Hajduk Split përmes një postimi në “Tëitter” e ka konfirmuar se Sahiti ka marrë ftesë nga Kosova për herë të parë.
“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në pushim internacional”, shkroi klubi.
Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy miqësore ndaj Burkina Fasos në “Fadil Vokrri” dhe ndaj Zvicrës si mysafire./GazetaEnigma/
Sahitiju poziv za A reprezentaciju Kosova, Atanasov konkurira za Sjevernu Makedoniju • https://t.co/AEekF3lF5G #Hajduk pic.twitter.com/kk2FvhZh5C— HNK Hajduk Split (@hajduk) March 16, 2022