Zyrtare: Andrej Panadic largohet nga Ferizaj

Zyrtare: Andrej Panadic largohet nga Ferizaj

Klubi i Futbollit, Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiq dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.

Panadiq ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë.

Ja njoftimi i FC Ferizaj:

“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës”, thuhet në njoftim.

“E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiç do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”.

Ferizaj e falënderoi trajnerin Panadiq, për angazhimin, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në rrugëtimin profesional.

Related Articles