ZYRTARE: Arsim Thaqi trajner i Dritës

ZYRTARE: Arsim Thaqi trajner i Dritës

Klubi Futbollistik “Drita” edhe zyrtarisht e ka emëruar kryetrajner të skuadrës, Arsim Thaqin.

Thaqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me tre herë kampionët e Kosovës.

Trajneri është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli.

Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin e Prishtinën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles