Leotrim Bekteshi është rikthyer në futbollin kosovar pas gjashtë muajve që ishte larguar.
Qendërmbrojtësi mitrovicas ka pasur një përvojë me skuadrën norvegjeze Mjondalen, por tani ka vendosur të rikthehet në vendlindje.
30-vjeçari është futbollisti më i ri i kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.
Bekteshi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me suharekasit dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja që nga ndeshja me Dukagjinin të dielën në mbrëmje.
Mbrojtësi mitrovicas është një nga më të vlerësuarit në Kosovë, pasi ai më parë ka veshur edhe fanellën e Trepçës ’89, Besës, Gjilanit dhe Prishtinës.
Ish-anëtari i Mjondalen, pritet të jetë një përforcim i madh në mbrojtjen e Ballkanit, derisa do të bashkohet me Lumbardh Dellovën që kishin luajtur së bashku te Prishtina.